Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Amerika i heq non-gratën? Berisha: Qëndrimi i DASH, përgjigje kundër Ramës që punon për një Shqipëri pa opozitë

14:42 / May 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 204
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje me mundësinë e udhëtimit të kreut të PD-së në SHBA. Sipas gazetarit që punon për agjencinë “Axios”, Berisha mund të shkojë në SHBA. Vetë Berisha tha sot në një deklaratë për mediat, se kjo mbështetje dhe vendim nga administrata e Trump është një vendim për t’u përshëndetur, teksa tha se e sheh si një shpërblim për të gjithë demokratët që qëndruan krah kauzës së drejt.

”Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën.
Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.

Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin. Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.

Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron. Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri”.

amerika Berisha non-grata PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.