Kandidatja e PD-së për Tiranën, Dhurata Çupi, thotë se PD-ja premton rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët.
Ajo ka ndarë edhe pamje nga takimet me qytetarët, Çupi u ka kërkuar banorëve të votojnë PD-në për të bërë ndryshimin, për fëmijët dhe për të ardhmen.
”Ne premtojmë ndryshim, jo me fjalë, por me vepra. Rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët. Bashkohuni me Programin e Partisë Demokratike. Le ta bëjmë ndryshimin, për ju, për fëmijët tuaj, për të ardhmen. Voto Partia Demokratike. Voto Dhurata Çupi Tyli”, shkruan Çupi.
