Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spahiu: Nëse Rama dhe Berisha dalin të fortë më 11 Maj, s’do ketë rotacion as në 2029

16:52 / May 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe juristi Kreshnik Spahiu, thotë se rezultatet kanë gjasa të prodhojnë sërish një arenë politike të polarizuar nga PD dhe PS. Nëse do i ishte hequr non grata, Spahiu pyet se përse Berisha shkoi në Greqi dhe Itali për fushatë elektorale, por jo në Amerikë për emigrantët.

”Unë mendoj që në këto zgjedhje përsëri do të kemi dominancën Rama-Berisha. Përsëri do të kemi dominancën PS-PD dhe kjo është ana më negative e zgjedhjeve për faktin se nëse rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dihet, ajo çfarë do të ndodhë më 12 maj është prognoza e zgjedhjeve 2029, që do të thotë se nëse do të kemi një sistem dypartiak që do të thotë PD dhe PS, në shumicë.

Nuk po flas për 1 ose 2 mandate të partive të vogla, po nëse do të kemi dominancën e këtyre partive të mëdha, kjo do të thotë që situata është disi gri, e pashpresë edhe pas 4 vjetësh sepse përsëri do të kemi konkurencë Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Dje Sali Berisha zyrtarisht ka deklaruar që edhe nëse do të humbasë nuk do të dorëhiqet. Madje ai ka thënë që për sa kohë të ketë frymë, për sa kohë të ketë jetë, 100, 120 vjeç, do të jetë aty në politikë, dhe ky është një problem serioz sepse kjo është ajo çfarë do Edi Rama që do të thotë se Edi Rama paska lidhur me kollare se do të vazhdojë historia e bufit edhe në 2029 dhe 2033, Edi do i bjerë gërrnetës për bufin e kënetës”,-tha Spahiu.

11 maj Berisha Rama spahiu zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.