Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet Parlamentare, media greke: Rama fitore dërrmuese, Berisha pretendon parregullsi

17:17 / May 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 12 171614
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë gjetur hapësirë raportimi edhe në Greqi. Mediat shkruajnë se Partia Socialiste ndodhet në avantazh, për t’u ndjekur në vend të dytë nga Partia Demokratike. ”To Vima” shkruan se Rama mbetet favoriti për të fituar, ”i forcuar pjesërisht nga një rrjet i fortë që ndërtoi gjatë më shumë se 12 viteve të tij në pushtet, por edhe nga një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe imazhit të tij kryesisht popullor jashtë vendit, Edi Rama nuk është përballur me probleme”, siç shprehet gazeta.

Duke theksuar premtimin e Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, media fqinje cilëson se e gjithë kjo tregon popullaritetin e Ramës pas një mandati të tretë të trazuar, nga ku u shënuan akuza për shtypje të opozitës dhe një sërë skandalesh korrupsioni. Për fjalimet e Berishës, ”To Vima” rishkruan se cilat janë akuzat e kryedemokratit ndaj qeverisë socialiste dhe masat që do ndërmerrte nëse arrin të fitojë këto zgjedhje.

”Nga ana tjetër, kundërshtari i Ramës, Sali Berisha, foli për ”banda të cilat, me urdhër të Edi Ramës, mund të ndikojnë në rezultat” dhe deklaroi se ”asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet nën presion. Unë u garantoj të gjitha bandave se qeveria e Aleancës për një Shqipëri Madheshtore do t’i shpallë këto grupe terroriste dhe ato do të marrin dënimet maksimale si të tilla. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur me vendosmëri’, tha ndër të tjera Berisha, i cili kur u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve theksoi: ‘Të gjitha treguesit tregojnë një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë. Të gjitha treguesit”’, shkruan media greke.

Berisha Rama Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Seanca e fundit për këtë sezon parlamentar, Kuvendi mblidhet sot! Interpelancë me ministrin Malaj dhe disa projektligje në rend dite

08:07 / July 16, 2026

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.