Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE për zgjedhjet: Proces transparent, por klima e polarizuar! Vijoni me reformat, integrimi objektiv strategjik

17:38 / May 13, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiperi EU Albania Europe BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian në qëndrimin e parë për zgjedhjet e 11 majit, shprehet se ishin gjithëpërfshirëse dhe transparente. Përmes një deklaratë të përbashkët nga shefja e diplomacisë së jashtme, Kaja Kallas dhe komisionerja Marta Kos, BE vlerëson përgëzon autoritetet për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Në deklaratë përmendet edhe vota e diasporës për herë të parë. BE i referohet edhe përfundimeve paraprake të OSBE/ODIHR, duke theksuar dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.

“Të dielën, qytetarët e Shqipërisë ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvend. Ne përgëzojmë të gjitha autoritetet përkatëse që siguruan zhvillimin normal të procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan gjithashtu për herë të parë edhe përfshirjen e votimit nga jashtë vendit. Sipas gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, zgjedhjet u menaxhuan në përgjithësi në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, ndërsa dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive”, thuhet në deklaratë.

Theksin tek klima e polarizuar politike e vë edhe Bashkimi Europian, i cili vlerëson se kandidatët patën mundësinë të zhvillonin fushatën e tyre në mënyrë të lirë, megjithëse disa raportuan për raste intimidimi. Unioni përshëndet edhe përpjekjet për hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore, duke i konsideruar një zhvillim pozitiv.

”Zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, kandidatët patën mundësinë të zhvillonin fushatën e tyre në mënyrë të lirë, megjithëse disa raportuan për raste intimidimi. Megjithatë, votimi u zhvillua në një ambient të thellë polarizimi politik, ku kandidatët nuk kishin kushte të barabarta gare. Përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimi institucional mund të ketë krijuar një avantazh për shumicën qeverisëse. Janë bërë shumë pretendime për ushtrim presioni ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Përpjekjet e koordinuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore janë një zhvillim pozitiv, por kërkohet vazhdimësi për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme mbi parregullsitë zgjedhore. Pavarësia e medias vijon të mbetet problematike dhe mbulimi mediatik i fushatës ka vazhduar të favorizojë partitë kryesore, ndërsa transparenca mbi financimin e fushatës ka qenë e kufizuar”, vijohet në deklaratë.

Bashkimi Europian thotë se do të ndjekë me kujdes zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. BE bën thirrje që të vijohet me reformat për anëtarësimin, duke theksuar në deklaratë se integrimi në BE është objektiv strategjik kombëtar. Në fund, Bashkimi Europian e mbyll deklaratën duke thënë se “ritheksojmë thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, pasi të gjitha partitë politike dhe të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare, nga organizatat e shoqërisë civile te komunitetet lokale, kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të këtij procesi.”

11 maj BE PD PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.