Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

83 mandate, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se asnjëherë. Zgjodhën dritën e Europës dhe jo errësirën e gropës

19:10 / May 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 14 190637
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PS-së, Edi Rama po mban fjalimin e fitores së 83 mandateve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rama falenderoi të gjithë shqiptarët që votuan për Shqipërinë që ecën drejt Europës dhe që zgjodhën rrugën e BE-së dhe braktisën errësirën e gropës dhe “kapeles fake” që “shan dhe mallkon”.

“Ja ku u rikthyem përsëri këtu 33 ditë nga dita që u nisëm, fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS-së, në të 12 qarqet dhe pastaj në të gjithë nga sheshi i Skënderbeut për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptartë dëgjuan, vlerësuan dhe më 11 maj ata vendosën të na e besojnë ne PS-së mandatin e katërt.

Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë me të madhe se 4 vite më parë. Për 4 vite ne mbodhëm më shumë besim te Shqipëria ndaj mlodhën edhe më shumë shpresë e rezultat, për Shqipërinë Europiane, një votë referendare për Shqipërinë që do anëtarësohet në BE. Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do e kërkon me atë që shan e mallkon papushim, që nuk di çfarë do. Shqiptarët zgjodhën një Shqipëri të rrugës së fatit europian dhe një Shqipëria me gjithë të zezat dhe sytë e nxirrë nga urrejtja”.

Kreu i mazhorancës vuri theksin edhe te zgjedhja që bënë shqiptarët, duke parë nga e ardhmja dhe integrimi. ”Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi driën. Me zërin tonë e radio të vjetër me ca tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thenë atë se çfarë është për mua kjo fitore”.

PS Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

14:32 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.