Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama përmend Kanunin, dhe fton për drekë liderët europianë: Sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni të mirëpritur

15:19 / May 16, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 05 16 at 13.52.34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke cituar një frazë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, Rama ftoi liderët e shteteve europiane të pranishëm në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, për të ngrënë drekë pas mbylljes së pjesës së parë të punimeve.

”Në kanunin tonë, të shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ajo fillon me një citim “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”.

Kjo fjali është vërtet shumë e thellë dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fundin e Luftës II Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj se sa kishte pasur në fillim të saj, të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.

Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë, kemi shumë të rëndësishme që t’u japim ushqim shumë të mirë. Pavarësisht se thuhet që dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë që të vini në Shqipëri, në çfarëdolloj cilësie, do ta shikoni që do të jeni të mirëpritur’‘,-tha Rama.

drekë europa kanuni Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.