Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Demokratët sulmojnë gazetaren në protestë, AEJ: E papranueshme, kërcenim i drejtpërdrejtë

19:52 / May 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1674682605 Screenshot1 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në protestën e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike refuzuan të flasin për kamerën e ”Euronews Albania”, ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. I pari ishte Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës.

Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës. “Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës”,-shkruhet në reagimin e sindikatës në Facebook.

Reagimi i plotë

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, Klevis Balliu ndaj gazetares Sara Demushi së Euronews dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë në protestën e sotme në Tiranë.

Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cënon rëndë kirinë. E medias.

Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët. Një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre.

gazetare PD Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.