Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

67 deputetë të rinj në Kuvend, Berisha rikthehet me ”besnikët” dhe aleatët

16:24 / May 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste fitoi një mandat të katërt me 83 deputetë, gati shumicë cilësuese, duke zvogëluar ndjeshëm peshën e rivalit kryesor, Partisë Demokratike, e cila së bashku me 25 aleatë të tjerë, në këto zgjedhje morën rezultatin më të dobët në 2 dekada, vetëm 50 ulëse në parlament.

Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nga 37 deputetët të cilët iu nënshtruan votës preferenciale, socialistët çojnë në parlament 11 gra, ndërsa Partia Demokratike 7 deputetët e hyrë me votën e popullit, 6 burra dhe e vetmja grua që fitoi garën, ishte Jorida Tabaku në Tiranë.

PD do t’i sjellë parlamentit të ri 14 deputetë të rinj, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.

Nga ana tjetër socialistët numërojnë 53 deputetë të cilët shkojnë për herë të parë në parlament, ndonëse nuk janë krejtësisht emra të panjohur. Nga 140 ligjvënësit e ardhshëm, 50 janë deputetë gra, 35 prej të cilave kanë dalë nga listat e Partisë Socialiste, 13 nga koalicioni i Sali Berishës dhe 2 deputete nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në Parlament.

Berisha kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Abuzimet me çmimet, zbarkon Task Forca/ Lezhë, kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

14:32 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.