Gjatë kohës që ishte aktore Meghan Markle fliste gjithmonë për mediat dhe fansat e saj përmes blogut The Tig, për shëndetin, zgjedhjet në ushqim dhe dietën e saj. Por tani që është pjesë e familjes mbretërore nuk i lejohet të ndajë më këto detaje.
Por kur pamë Dukeshën e Sussex pas lindjes, na lindi pyeta se çfarë diete po ndjek ajo, dhe kjo është përgjigja.
Dieta e Meghan Markle
Lëngje frutash të shëndetshëm përbëjnë dietën kryesore të ish aktores, pasi kështu thoshte ajo më parë.
Në një intervistë para se të martohej me princin Harry, Meghan është shprehur: “Pothuajse nuk pi kurrë kafe, pasi mendoj se i bën vërtetë keq shëndetit. Preferoj ushqimin me lëngje jeshile që për mua është si ilaç”.
Pra, çfarë konsumon Meghan?
“Në mëngjes mollë, lakër, spinaq, limon dhe xhinxher, të gjitha në frulator. Dhe kjo ësht ëmë mirë se një filxhan kafe. Në fund të ditës trupi do të të falenderojë që e ke ushqyer me shije të freskët”.
Ajo ka treguar më herët se gjatë javës ha në mënyrë vegjetariane por në fundjavë në dietën e saj përfshihen dhe produktet me origjinë shtazore. Të gjitha këto i shoqëron me Kombucha, një lloj çaji shumë i përhapur mes emrave të njohur në botë.
