Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO/ Drejtori i Policisë, Proda: Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe reformat, thelbësore për modernizimin

16:39 / May 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në fjalën e tij gjatë konferencës së sotme me kursin e studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme së Francës, prezantoi rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit, strukturën organizative, si dhe reformat për modernizimin e saj. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndau sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve.

“Policia ka kaluar dhe po kalon nëpër procese reformimi me qëllim rritjen e profesionalizmit, transparencës dhe besimit të publikut. Janë bërë përpjekje për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve si dhe përdorimin e teknologjisë moderne për hetim dhe kontroll në territor. Policia e Shtetit është një institucion kyç për funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Reformat e mëtejshme, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me komunitetin janë thelbësore për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij institucioni”, tha Proda.

Gjatë konferencës, mbajtën fjalë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku. Nallbati prezantoi operacionet e shumta të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Boshnjaku pasqyroi transformimin e Policisë Kufitare, si dhe rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse kundër krimeve kufitare. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes institucioneve të sigurisë.

ilir proda Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.