Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sonte në darkë deputetët e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e qarqeve.
Burime, bëjnë me dije se mbledhja do të organizohet për të diskutuar situatën politike në vend.
Partia Socialiste ka vendosur datën 1 Qershor për hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërkohë që vetëm një ditë më vonë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare para Kryeministrisë.
