Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditim ndërkombëtar, Van Horn: Policia partnere e SHBA! Drejtori Proda: Sukses me ndihmën e partnerëve

16:18 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1747920761 dffb16d468a6411ea6b327c622484c80
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditimin ndërkombëtar, që cilësohet edhe si një hap historik drejt standardeve të reja të arsimit policor në Shqipëri. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Akademisë së Sigurisë ditën e sotme (22 maj), u dorëzua edhe certifikata e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit-IADLEST.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda e cilësoi këtë akreditim si një dëshmi konkrete e përkushtimit për standarde ndërkombëtare dhe cilësi në formimin profesional të punonjësve të Policisë. “Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht ICITAP dhe IADLEST”, u shpreh ai, duke theksuar rolin vendimtar që kanë luajtur këto institucione në modernizimin e kurrikulave dhe në rritjen e cilësisë së arsimit policor.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nency VanHorn, evidentoi rolin aktiv të Policisë së Shtetit në forcimin e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit. ”Policia e Shtetit dhe oficerët që trajnohen në Akademinë e Sigurisë janë tashmë pjesë e një standardi ndërkombëtar. Ata janë partnerët tanë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e komuniteteve tona, si në Shqipëri ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara”,-tha ajo.

Akreditimi ndërkombëtar i Kolegjit Profesional të Formimit Policor do t’i shërbejë drejtuesve, stafit dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë, si një motiv i lartë për të vijuar me angazhim maksimal rrugën e profesionalizmit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, për forcimin e sigurisë publike.

1747920761 284dc81d7374439e9255ac35dd62cb0d
1747920761 dffb16d468a6411ea6b327c622484c80
1747920761 a686a102e17a4188b2079c54daa3e4f6
1747920682 bd5fbba91c9a449198be71b3c2975475

Kolegji Profesional i Formimit Policor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Angli, 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Leicester

15:14 / July 15, 2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

12:44 / July 15, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.