Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, ministrja Koçiu: Shërbime për rreth 5000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

16:56 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1747925124 albanakoiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një qendër e re shëndetësore është hapur për banorët e Njësisë 11 në Laprakë, një bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Kishën Katolike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar nga Drejtoresha e OSHKSH, Jeta Deda dhe Drejtori rajonal i OSHKSH Tiranë, Lorenc Hashorva pa nga afër ambientet e reja të kësaj qendre në rrugën “Josif Pashko” ku do mund të marrin shërbime shëndetësore më të shpejta dhe më të aksesueshme rreth 5 000 banorë të kësaj zone.

Me hapjen e qendrës së re, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime shëndetësore vetëm 3 minuta larg nga banesat e tyre pa patur nevojë të shkojnë në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë. Ministrja Koçiu theksoi se “kjo qendër shkurton distancën e marrjes së shërbimeve shëndetësore për banorët e unazës” si dhe nënvizoi se “në këtë strukturë do të ofrohen edhe shërbime të shtuara në aspektin social”.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Kishën Katolike të cilët mundësuan vënien në dispozicion të godinës. “Kjo mundësi që na dhatë për t’i shërbyer 5000 qytetarëve që marrin shërbim në këtë pikë të sapo hapur është një mundësi fantastike. Një falenderim edhe për ju që e bëtë të mundur sepse vërtet i shërben të gjithë komunitetit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ndërsa drejtori rajonal i OSHKSh Tiranë, Lorenc Hashorva sqaroi se “në këtë qendër do të ofrohet shërbimi i mjekut të familjes për të gjithë grupmoshat, kryerja e analizave të kontrollit mjekësor bazë, injeksione dhe vaksinat”. Nga ana tjetër, kjo qendër jo vetëm do të mundësojë shërbime socio-shëndetësore të dedikuar, por edhe do të ndikojë në reduktimin e fluksit në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr.7 në Laprakë duke rritur më tej cilësinë shërbimit për qytetarët.

Albana Koçiu Josif Pashko Qendër shëndetësore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

11:53 / September 7, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.