Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Blerjet on line/ Doganat: Si përjashtoheni nga detyrimi i importit

16:44 / May 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
online shopping
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron të gjithë shqiptarët për blerjet on line.

Përmes një informacioni sqarues të shpërndarë për mediat, DPD thotë se nga detyrimet e importit përjashtohen ato mallra që e kanë vlerën të papërfillshme e që nuk e kalojnë 22 euro.

Po ashtu përjashtohen ato dërgesa që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.

NJOFTIMI I PLOTE
Informacion sqarues mbi udhëzimin e DPD mbi blerjet online

Nisur nga interesi i disa mediave mbi Udhëzimin e nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbi blerjet online, ju sqarojmë si më poshtë:

Në bazë të Kodit Doganor, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.

Mallra me vlerë të papërfillshme janë:

a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;

b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.

Për dërgesat postare, me natyrë jo tregtare, vlera e të cilave e tejkalon kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Lidhur sa më sipër Udhëzimi i Doganave, që ka hyrë në fuqi gjatë muajit Mars, nuk ndryshon asgjë, por saktëson procedurën dhe vlerën e taksueshme për blerjet online.

Doganat kanë dhënë dhe një rast konkret:

“P.sh nëse një këmishë është blerë online me një çmim 20 euro dhe shpenzimi është 5 euro atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me mall me vlerë të papërfillshme, sepse çmimi i këmishës në vetvete është nën kufirin 22 euro.

Por, në rast se këmisha blihet me një çmim prej 23 euro dhe shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një mall me vlerë të papërfillshme. Në këtë rast për të përllogaritur detyrimet që duhen paguar në doganë, shumës prej 23 euro do t’i shtohen edhe shpenzimet e transportit”.

Sqarojmë gjithashtu, se në vlerë për qëllime doganore të mallrave përfshihen, vlera (fatura e paguar e mallit) + shpenzime transporti dhe sigurimi i tij nëse ka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026

Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve

21:39 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.