Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dy “blackout” brenda dy ditësh në Francë, pas Kanës goditet edhe Nice  

17:59 / May 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
france
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ndërprerje e dytë e energjisë elektrike brenda dy ditësh ka goditur rajonin e Rivierës Franceze pas një zjarri në një nënstacion në Nisë gjatë natës, të cilin autoritetet thanë se u shkaktua me dashje nga persona ende të paidentifikuar.

Të paktën 45 mijë shtëpi u prekën pasi flakët shpërthyen rreth orës 2 të mëngjesit, një ditë pas një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike në Kanë që është pranë zonës së goditur.

Policia e Nices tha se gjeti “gjurmë gomash” dhe se dera e nënstacionit, në perëndim të qytetit, ishte “e thyer”, sipas raportimeve të mediave lokale.

Aeroporti i Nices, rrjeti i tramvajit dhe dy qytete fqinje u prekën para se energjia elektrike të rikthehej më vonë gjatë mëngjesit.

Kryebashkiaku i Nices, Christian Estrosi, shkroi në X se denoncon aktet keqdashëse që po ndikojnë në vendin tonë, ndërsa zëvendëskryetari i bashkisë së qytetit tha se zjarri në nënstacion ka shumë të ngjarë të ketë origjinë kriminale.

Zjarri në Nisë erdhi një ditë pasi një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Kanën gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit. Tre nga katër shtyllat e linjës së tensionit të lartë që furnizon qytetin e Kanës u “sharruan” në një “akt sabotimi”, tha prokurori i Grasse për AFP-në.

Disa shfaqje u ndërprenë nga mungesa e energjisë elektrike në mëngjes përpara se organizatorët e festivalit të ishin në gjendje të kalonin në gjeneratorë privatë.

blackout energjia France kana nice
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.