Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri/ Deri në 2500 euro për një pistoletë. Ja detajet

11:00 / May 30, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1734089766xkr armet kosove shqiperi frame 376 682 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimet për operacionin e koduar “Puzzle” vijojnë të hedhin dritë mbi aktivitetin e zgjeruar të grupit kriminal të arrestuar pak ditë më parë.

Sipas detajeve të zbuluara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, grupi nuk kufizohej vetëm në trafikun e armëve nga Kosova drejt Tiranës, por kishte edhe baza të strukturuara brenda Shqipërisë.

Një nga këto baza është zbuluar nga Policia në qytetin e Burrelit, ku dyshohet se kryheshin ruajtja dhe shpërndarja e armëve. Po ashtu, hetimet kanë dokumentuar raste shitjeje të armëve edhe në Shkodër dhe Laç, çka tregon për një rrjet të mirëorganizuar në disa qytete të vendit.

Grupi kriminal trafikonte kryesisht pistoleta, përfshirë ato të llojit “Glock”, por edhe armë të tjera automatike. Çmimi i një pistolete në tregun e zi varionte nga 1500 deri në 2500 euro, në varësi të tipit dhe modifikimeve të bëra – disa prej të cilave ishin me silenciator.

Ndërkohë, mbeten në kërkim dy persona, R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, të cilët dyshohet se kanë luajtur role kyçe në logjistikën dhe shpërndarjen e armëve.

.shqiperi arme Kosova Policia trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.