Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë pune deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-Bllok.
Është një darkë pune për të koordinuar fushatën elektorale të 30 qershorit.
Pjesë e kësaj darke pune është edhe i gjithë shtabi elektoral i PS përfshi edhe grupet e komunikimit.
Vila 31 është e rrethuar nga truprojat dhe mbledhja po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.












