Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Degradimi i mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë, arrestohen 17 persona

17:12 / June 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1749049185xdrini i bardhe 106
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet se kanë ndotur, degraduar dhe shkatërruar mjedisin përreth lumit Drini i Bardhë në Prizren. Sipas një komunikate të lëshuar për media, Prokuroria dyshon se të pandehurit kanë shkelur Ligjin për Minierat dhe Mineralet, dhe se kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore duke eksploatuar dhe përpunuar rërë dhe zhavorr.

Prokuroria ka thënë se të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale të ndotjes, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit si dhe atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, për shkak të mënyrës si e kanë lënë ambientin pas punimeve. Përveç të arrestuarve, Prokuroria ka thënë se në aksionin e zhvilluar në 14 lokacione në rajonin e Prizrenit janë sekuestruar edhe 38 mjete që janë përdorur për kryerje të veprës penale, përfshirë nëntë kamionë, 14 eskavatorë dhe 15 makineri seperimi.

Sipas autoriteteve, vlera totale e pajisjeve të sekuestruara shkon në rreth 2 milionë euro. Të 17 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Kosova vlerësohet se ka resurse të kufizuara të ujit, por edhe ato, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), janë keqshfrytëzuar dhe ndotur.

Sipas një raporti të publikuar më 2022 nga kjo agjenci, është konstatuar se shumica e lumenjve të Kosovës janë shkatërruar në atë masë, saqë riparimi i dëmeve është i pamundur. Sipas tij, më i shkatërruari nga nxjerrja e zhavorrit rezulton të jetë lumi më i gjatë në Kosovë, Drini i Bardhë, prej 112 kilometrash. /REL/

17 persona Drini i Bardhë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil 

20:38 / July 13, 2026

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat

12:45 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.