Shqipëria u rendit e teta në Eurovision 2025 me këngën “Zjerm” të ‘Shkodrës Elektronike’ që u zhvillua në Bazel të Zvicrës.
Mbrëmjen e sotme, 6 qershor në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, të ftuar janë Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca që përfaqësuan Shqipërinë në Eurovizion 2025.
Të pyetur për emocionet pas Eurovision, Beatriçe Gjergji shprehet se ndihen shumë të lumtur për mënyrën se si performuan, teksa shton se nuk e kishin pritur gjithë këtë lumturi. Ato shprehen të lumtur që fituan zemrën e publikut.
Alketa Vejsiu: Je e lumtur Bea për suksesin dhe arritjen?
Beatriçe Gjergji: Shumë lumtur, tepër e lumtur. Nuk e kam pritur gjithë këtë lumturi.
Alketa Vejsiu: Nuk pashë asnjë fije zhgënjim…
Beatriçe Gjergji: Jo jo. Ne akoma sot e ndjejmë dashurinë e njerëzve dhe kjo është gjëja që na gëzon.
Kolë Laca: Për atë punë kemi marrë pjesë.
Beatriçe Gjergji: Kemi shpresuar në këtë gjë dhe na ka ardhur një dhuratë e madhe.
Alketa Vejsiu: Ne vinim baste të gjithë dhe thonim vendin e pestë e kemi të sigurtë, por mendoni që me meritë ju e meritonit vendin e pestë,por ju keni fituar zemrën e njerëzve…
Kolë Laca: Me votën e publikut të pestët ishim.
