Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mazhoranca shtyn seancën, Bardhi: Kuvendi nuk është prona juaj. Tabaku: Nuk i keni kryer detyrat që ju takojnë

16:15 / June 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi spiropali1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk do të ketë seance plenare të enjten. Seanca është shtyrë për të hënën më 16 qershor, me kërkesë të mazhorancës. Shkak është mungesa e kryeparpamentares Elisa Spiropali, e cila do të jetë të enjten në Ukrainë. Ky vendim është shoqëruar me debate në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën, ndërsa i kujton kryeparlamentares se Kuvendi nuk është pronë e saj.

”Ti rruga e mbarë për atje ku do te jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye te shtyhet seancën nga data 12 për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit”, u shpreh Bardhi.

Jorida Tabaku, kritika të forta ndaj Elisa Spiropalit. “Do të doja të ngreja një shqetësim në lidhje me një deklaratë tuajën të para disa ditëve për çështjet e integrimit. Gjuha juaj ishte përçarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për një gjuhë të tillë.

Kjo nuk është gjuha që kërkon procesi i integrimit. Më vjen keq ta them, por që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit, kemi bërë hapa pas në Këshillin Kombëtar të Integrimit, në Komisionin e Posaçëm, dhe më pas edhe në procesin zgjedhor. Nuk i keni kryer detyrat që ju takojnë. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në të gjitha raportet dhe detyrat që kërkohen për procesin e integrimit dhe ky kriter u shkel në zgjedhjet e fundit”.

bardhi kuvend spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën’, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm

16:15 / July 14, 2026

“Do ta spastroja etnikisht Kosovën”, ministri Hoxha dënon deklaratën e ministres serbe: Fyerje e rëndë dhe e papranueshme

16:06 / July 14, 2026

Agjencia turke Anadolu: Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan

15:21 / July 14, 2026

Berisha sulmon Shqipërinë në forumin ndërkombëtar: “Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh”

14:37 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.