Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhemal Gjunkshi pretendoi vjedhje votash, KAS nis rinumërimin e votave për kandidatët e PD-së në Dibrër

11:09 / June 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjukshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur në KAS rinumërimi i votave preferenciale mes kandidatëve të PD në 42 kuti votimi të qarkut Dibër, kërkesë e bërë nga Xhemal Gjunkshi me pretendimin se iu vodhën votat. Në nisje të mbledhjes, anëtari i KAS Elvin Lako sqaroi se bëhet fjalë për 42 kuti votimi.

“Sipas kërkesës bëhet fjalë për 43 QV. Por nga një verifikim, na rezulton që kemi një dublikim të një QV. QV 1029/00 e keni shkruar dy herë. QV 1096/00 i përket KZAZ 19. Ne sot do të kqyrim 42 kuti votimi”, tha anëtari i KAS, Elvin Lako.

Vendimi për rinumërimin e votave në këto kuti të Dibrës u mor nga anëtarët e PD në KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat me numërimin që u bë më 11 maj. Ai u rendit i dyti në listën e hapur me 120 vota më pak se nga kandidati Përparim Spahiu. Mbetet e paqartë se çfarë synon të arrijë Gjunkshi duke qenë se në qarkun e Dibrës, PD mori dy mandate që i shkuan vetëm listës së mbyllur. Edhe nëse nga rinumërimi, ai do të kalojë kandidatin tjetër Spahiu, nuk ka asnjë shans që të futet në Kuvend. 

Ndërkohë, nga java e ardhshme, pritet të nisë rinumërimi i votave për subjektet dhe kandidatëve për qarkun Tiranë dhe Fier, vendim që u mor gjithashtu nga anëtarët e PD në KAS. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaroi se procesi pritet të zgjasë deri në 20 ditë ndërkohë që rezultati në të gjithë Shqipërinë do të certifikohet në mes të gushtit.

Një ditë më parë, u vendos që të hapen edhe 257 kuti votimi në Durrës. PD përdori sërish dy anëtarët e saj për të hapur kutitë, por për qarkun bregdetar numërimi për herë të dytë nuk do të bëhet për të gjithë zonën zgjedhore. KAS-i vendosi që të rinumërojë kutitë e KZAZ-ve 21 dhe 22 të kërkuara nga Partia Demokratike, dhe 60 kuti të kërkuara nga kandidati demokrat Aulon Kalaja. Ky i fundit po e bën betejën i ndarë nga PD-ja, e cila nuk e mbështeti në pretendimin se kandidati tjetër i saj, ish-prokurori Arjan Ndoja i ka marrë padrejtësisht votat.

KQZ do të finalizojë rezultatin e zgjedhjeve vetëm kur edhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor të jetë shprehur për ankimet. Një ditë më parë, PD, pasi humbi betejën ligjore në KAS, çoi në Kolegjin Zgjedhor qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës.

Diber gjunhski pretendoi rinumerimi votave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.