Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama tha që Kushtetuesja ”të mos lajthisë” për rritjen e pagave në 700 euro, Zaçaj: Kufiri mbetet te kritika, jo te presioni

14:34 / June 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1749813767 holtazacaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve që kërkon rritjen me 700 euro të rrogës, e dyta në tre vite, pasi kreu i qeverisë u shpreh se ”uronte të mos lajthiste përsëri”. Ajo tha se i qëndron deklaratës të dhënë sa i takon deklaratave të politikës për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Zaçe thotë se gjyqtarët nuk ndihen nën presion, se janë mësuar me deklarata të tilla që vijnë nga të gjitha palët dhe se media i jep më shumë vëmendje se ç’duhet disa temave apo zërave për vendimet e tyre.

”I qëndrojmë asaj që nxorëm në njoftimin për shtyp. Ne vlerësojmë se çdo vendim i joni mund të jetë objekt kritikash. Dhe unë e kam theksuar faktin se e drejta e lirisë së shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri tek kritika, jo te presioni”, tha kryetarja e GJK. E pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, nëse shihej si një formë presioni, Zaçaj sqaroi se deklarata të tilla bëhen shpesh nga palët në proces dhe ishin mësuar me to, teksa e rëndësishme ishte që vendimet e Kushtetueses ishin të pavarura dhe të paanshme, teksa këshilloi edhe mediat që të mos i jepnin më shumë zë se ç’duhej disa çështjeve.

”Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët që përfshihen në proces, përfshi edhe median, dua ta theksoj dhe konsideroj. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë se ç’duhet ndonjëherë mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona. Megjithatë për sa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes, kjo është një vlerë e shtuar, pasi unë jam një partizane vetë, por edhe trupa. Kështu që atë që ne çmuam të rëndësishme, detyrimin ndaj publikut, për ta informuar dhe garantuar për funksionin tonë të pavarur dhe të paanshëm, ne e kryem. Pjesa tjetër mbetet për mënyrën se secili nga pushtetet mendon të veprojë dhe e sheh detyrën e tij, por për ne kjo është pjesa më e rëndësishme”.

700 euro Gjyqtarë Holta Zaçaj Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.