Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Çfarë ndodhi me Britney Spears? Këngëtarja zhduket papritur nga Instagram!

17:10 / June 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britney spears
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britney Spears ka vendosur të zhduket nga Instagrami dhe këtë herë, pas një shpërthimi që la fansat pa fjalë! Këngëtarja e njohur, me mbi 40 milion ndjekës, e ka fshirë papritur profilin e saj, vetëm disa ditë pas një mesazhi të fortë që bëri xhiron e rrjetit.

Në postimin, tashmë të fshirë, Britney shpërtheu ndaj dy prej ish-partnerëve të saj: “Kam dalë me dy ****** komplet ****.” Por reagimi i saj nuk u ndal me kaq: “Zgjedh gjithmonë kafshët përpara njerëzve!!! Jam kaq e zhgënjyer nga njerëzimi dhe mënyra si më kanë trajtuar… Nuk kam fjalë!!!”

Fansat mendojnë se ky reagim lidhet me intervistat e fundit të ish-bashkëshortit të saj të tretë, Sam Asghari. Çifti u nda në vitin 2023 pas vetëm 14 muajsh martesë. Asghari, në bisedat e fundit, rrëfeu se lidhja me Britney i dha famë, por i komplikoi edhe jetën.

“Kur je në një lidhje kaq publike, kjo të jep platformë. Më ndihmoi të njihem për atë që jam, por pati edhe anën e errët,” tha ai për Page Six.

Asghari zbuloi gjithashtu se kishte kërkuar një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur Britney-n: “Është e trishtë. Doja të sigurohesha që të mos isha unë personi që e shfrytëzonte atë.”

Edhe pse Britney nuk përmendi emra konkretë, fansat e lidhën menjëherë reagimin e saj me këto deklarata të Asgharit dhe ndoshta edhe ndonjë ish tjetër të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Britney “zhduket” nga Instagrami. Ajo e ka bërë këtë shpesh pas momenteve të vështira apo kur ka qenë nën presionin e mediave.

A do të rikthehet së shpejti diva e pop-it? Fansat presin me ankth rikthimin e saj dhe… postimet e saj gjithmonë të çuditshme por edhe shumë të sinqerta!

Britney Spears fansat Instagram kengetarja ndjekes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.