Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

15:11 / June 16, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopii 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi-Të pëlqen të fitosh, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të mbash përgjegjësi për veprimet e tua. Në vend që të fajësosh të tjerët, shiko veten mirë, sepse në çdo debat apo keqkuptim, kanë role të dyja palët. Ti je Dashi dhe si i tillë, duhet të sillesh si lider.

Demi-Disa nga sekretet që ke mbajtur të fshehura, po dalin në dritë. Personat nga e shkuara po rishfaqen për të zbuluar të vërtetën dhe për të zgjidhur enigmën, pasi deri më tani ke treguar 1001 versione të ndryshme. Merr nismën dhe rrëfehu!

Binjakët-Rrethi shoqëror po ngushtohet, por cilësia e personave që qëndrojnë pranë teje është më e vlefshme se gjithçka tjetër. Është mirë të lësh mënjanë miqtë që nuk u shërbejnë qëllimeve të tua dhe që nuk qëndrojnë në të njëjtin nivel me ty.

Gaforrja-Edhe pse po shkëlqen në punë, ke probleme me eprorin. Drejtuesit ende po vonojnë të të japin shpërblimin që të kanë premtuar dhe kjo po të acaron. Përpara se të shpërthesh, merr pak kohë, qetësohu dhe dërgo një email ku shprehesh me një ton të vendosur, të drejtpërdrejtë dhe të sigurt.

Luani-Konsideroje këtë kohë si momentin që duhet të planifikosh një pushim të shkurtër, një ditë për veten dhe mirëqenien tënde. Edhe pse dëshiron të marrësh shoqërinë me vete, është më mirë të kalosh pak kohë i/e vetme që të qetësohesh. E vërteta është që ke nevojë për kohë me veten, si te filmi “Eat, Pray, Love”.

Virgjëresha-Mund të hasësh pengesa me mikun tënd më të ngushtë, që të kërkon para hua, duke të të vendosur në siklet. Meqenëse ai person të vuri në këtë situatë, vendos kushte që të jesh i/e qetë dhe që miqësia të mos dëmtohet.

Peshorja-Po vëren që marrëdhënia jote po të shpërqendron nga detyrimet e punës. Partneri kërkon më shumë energji nga ty, edhe kur je person i zënë dhe nëpër mbledhje. Bëja të qartë se do e ketë vëmendjen tënde, pasi të mbarosh punën.

Akrepi-Nuk mund ta zgjedhësh familjen, por ajo do të qëndrojë pranë teje si në të mirë, ashtu edhe në të keqe ndryshe nga disa miq që mund të ikin lehtësisht. Pra, në vend që t’i gjykosh, përqendrohu te gjërat pozitive që sjellin familjarët dhe mos i barazo ato me kënaqësitë momentale që sjellin miqtë.

Shigjetari-Nuk ke pse t’i japësh llogari askujt. Kur të tjerët vënë në dyshim veprimet e tua, ti nuk ke pse të përgjigjesh. Është jeta jote dhe vendimet i merr ti. Kush ka problem, le të flasë me veten, sepse ti nuk ke kohë për të.

Bricjapi-Problemet e tua financiare po arrijnë kulmin, duke ta bërë këtë javë të duket sikur ke dalë nga kontrolli. Qëndro i fortë, Bricjap, sepse një moment i begatë po vjen, i cili do të të ndihmojë të dalësh nga kjo situatë dhe të kalosh në një nivel të ri.

Ujori-Po identifikon armiqtë e maskuar, një nga një. Tani mund të ndihesh i/e lënduar dhe ndoshta të mendosh se ke humbur busullën, por shpejt do të kuptosh që kjo ishte për të mirën tënde. Nuk ke nevojë për energji negative rrotull, sidomos nga persona që mendoje se i kishe besim. Jeta është shumë e shkurtër për këta miq të rremë.

Peshqit-Nuk ke nevojë të shesësh mend që të provosh vlerën tënde. Sapo njerëzit të të njohin, do të kuptojnë që nën shpirtin tënd të ndjeshëm qëndron forca. Qëndrueshmëria jote të lejon të jesh personi i shpejtë dhe i shkathët që largohet nga dramat dhe situatat që nuk i shërbejnë.

12 shenjat Horoskopi parashikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.