Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Muzhaqi: Këshillat vendorë rinorë në 61 bashki të vendit kanë rol në zbatimin e programit të garancisë rinore

21:05 / June 16, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 06 16 at 21.02.38 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkolla Profesionale “Gjergji Canco” priti sot një vizitë të nivelit të lartë me fokus te politikat rinore dhe nismat që fuqizojnë të rinjtë në Shqipëri, me theks të veçantë te Garancia Rinore. Takimi u zhvillua në prani të Komisionerit të BE-së për Drejtësinë Ndërbreznore, Rininë, Kulturën dhe Sportin, Glenn Micallef; Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi; Zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani; si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe shqiptare, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, UNDP dhe UNICEF.

Ky takim u fokusua te roli i të rinjve në shoqëri dhe rëndësia e përfshirjes së tyre aktive në proceset vendimmarrëse, arsiminprofesional dhe nismat që nxisin pjesëmarrjen dhe punësimin rinor.  Komisioneri Micallef vlerësoi politikat rinore të ndërmarra nga qeveria shqiptare teksa u shpreh “se ka një vrull dhe entuziazëm të vërtetë për politika të fokusuara te rinia në Shqipëri”.

Ministrja Muzhaqi theksoi në fjalën e saj se një nga qëllimet kryesore të punës së saj si Ministre për Rininë ka qenë fuqizimi i zërit të të rinjve dhe krijimi i hapësirave ku ata janë aktorë të vërtetë, e jo vetëm dëgjues. Ajo theksoi ngritjen e 61 Këshillave Vendorë Rinorë në të gjitha bashkitë e vendit dhe krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor si mekanizma për të përfaqësuar interesat dhe zërin e të rinjve në nivel lokal e kombëtar. Mekanizma këto që do të kenë një rol të posaçëm në zbatimin e programit të Garancisë Rinore, një program i cili ofron një mundësi trajnimi, edukimi apo punësimi për çdo të ri brenda 4 muajve nga aplikimi tek zyrat e punës. Programi i Garancisë Rinore është pilotuar me sukses në 3 qarqe, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me 1,082 përfitues të drejtpërdrejtë.
 
Një tjetër element thelbësor,-vijoi Muzhaqi, është mbështetja për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë, përmes një metodologjie të standardeve evropiane. Ministrja prezantoi gjithashtu dy programe të reja, siç është mbështetja për të rinjtë e talentuar që u mundëson pjesëmarrje në gara ndërkombëtare me mbulim të plotë financiar nga shteti, dhe financimin e grupeve informale rinore ku çdo grup me katër të rinj mund të regjistrohet dhe të përfitojë deri në 10 mijë eurombështeje për nisma komunitare që ata vetë mund të zbatojnë në qytetet ku jetojnë.
 
Por, fuqizimi i të rinjëve parashikon dhe angazhimin e tyre profesional. Në këtë drejtim, Ministrja prezantoi ndryshimet e bëra në prpjektin e Praktikave Kombëtare të Punës. Gjatë takimit një hapësirë të rëndësishme mori diskutimi mes të rinjve pjesëmarrës – përfitues të Garancisë Rinore, të Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm dhe Ambasadorëve të Rinj Europianë me përfaqësuesit e lartë, duke ndarë përvojat, sfidat dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.

WhatsApp Image 2025 06 16 at 21.02.38 1
WhatsApp Image 2025 06 16 at 21.02.38

61 bashkitë BE bora muzhaqi rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.