Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

TikTok rikthehet në heshtje në Shqipëri

11:20 / June 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama tiktok 780x439 sd 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Platforma TikTok është rikthyer zyrtarisht në Shqipëri, pas më shumë se tre muajsh nga vendimi i qeverisë për ta ndaluar për një periudhë njëvjeçare.

Qytetarët shqiptarë kanë raportuar sot se kanë akses të plotë në aplikacion, pa asnjë kufizim, siç ishte përpara datës 13 mars 2025 kur ndalimi hyri në fuqi.

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin e deklaruar për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e përshkroi atëherë masën si një ndërhyrje të përkohshme për të vendosur kritere sigurie dhe rregulla për përdorimin e platformës në bashkëpunim me vetë kompaninë.

Vendimi pasoi konsultime të gjera me mbi 65 mijë prindër dhe mësues në më shumë se 1,300 takime në të gjithë vendin. Shtysa për nismën ishte edhe klima publike pas një ngjarjeje tragjike më 18 nëntor 2024, ku një fëmijë 9-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar – ndonëse më pas u konstatua se ngjarja nuk kishte lidhje direkte me TikTok.

Megjithatë, ndalimi rezultoi të ishte joefektiv. Shumica e përdoruesve arritën ta anashkalonin përmes përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN), çka çoi në një rritje rekord prej 1200% të përdorimit të VPN-ve vetëm në ditën e parë të ndalimit, sipas të dhënave të ProtonVPN. TikTok mbeti ndër aplikacionet më të përdorura, me rreth 1.53 milionë përdorues aktivë mbi moshën 18 vjeç në fund të vitit 2024.

Një analizë e Pikasa Analytics tregoi se ndalimi pati efekt minimal në përdorimin e platformës. U vu re një rënie modeste prej 3.3% në numrin e postimeve, ndërsa shikimet e videove u rritën me 14% në krahasim me javën para ndalimit.

Rikthimi i aksesit në TikTok ka ndodhur pa zhurmë e bujë dhe pa njoftim publik.

TikTok mbetet ndër platformat më të preferuara nga të rinjtë shqiptarë. Sipas të dhënave të Kepios, 35% e përdoruesve janë në moshën 12–25 vjeç, ndërsa audienca ndahet në 52.7% meshkuj dhe 47.3% femra.

Aplikacioni, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është subjekt debatesh të shumta në mbarë botën për ndikimin e tij tek të rinjtë dhe sigurinë e të dhënave./ Monitor

Edi Rama hapje Shqiperi Tik Tok vendim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.