Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministrja Muzhaqi: Pagesa dhe kontrata pune për të rinjtë. Ja programi

12:39 / June 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bbb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në administratën publike. Programi do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron mundësi të zgjeruara për 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Ministrja Bora Muzhaqi nëpërmjet një videomesazhi të ndarë për hapjen e thirrjes, theksoi se ky edicion i X-të vjen me më shumë hapësira dhe mbështetje se kurrë më parë, duke synuar që të rinjtë të kenë akses real në institucionet publike, të përfitojnë trajnim profesional dhe të kenë një trampolinë të vërtetë drejt punësimit.

“600 të rinj nga 21 deri në 29 vjeç të cilët kanë përfunduar nivelin bachelor ose master, mund të kryejnë praktikën e tyre të punës në administratë publike duke përfituar trajnim të dedikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike si dhe kompensim financiar për shpenzimet gjatë praktikës. 250 më të mirët do të përfitojnë kontratën 1-vjeçare të punës pranë institucionit ku do të zhvillojnë praktikën”, theksoi Muzhaqi.

Të rinjtë e përzgjedhur do të kenë mundësinë të angazhohen për një periudhë 3-mujore në administratë duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë pune në 227 institucionet publike, sipas fushës tyre të studimit si edhe duke marrë pjesë në trajnimet e dedikuara nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë lehtësisht me një CV dhe letër motivimi, përmes portalit zyrtar të programit: ℹ️🔗 praktika.riniafemijet.gov.al, ku janë të listuara pozicionet në dispozicion dhe kriteret e përzgjedhjes.

bora muzhaqi Kompensim pagese Praktike pune program thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.