Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjerimi i rrugës hyrëse në Ksamil, Balluku: Shpejtësi e re qarkullimi, të jetë gati para fillimit të sezonit turistik 2026

17:50 / June 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 27 174436
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte kantierin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil, që synon të lehtësojë fluksin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik. Balluku tha se projekti për këtë aks rrugor në 1,6 km e para e kthen rrugën në tri korsi duke i dhënë një shpejtësi tjetër qarkullimit të mjeteve, ndërsa në 2,6 km e tjera në vijim, rruga kthehet me dy korsi të kategorisë C, interurbane.

Ajo bëri të ditur se ky aks rrugor do të ketë të përfshirë të gjithë elementet urbanë me trotuare dhe sinjalistikë të plotë. Ndërkohë ka edhe disa vepra arti që e shoqërojnë këtë investim. Rruga hyrëse për në Ksamil është rrugë panoramike dhe një pjesë kalon në zonat e banuara. Ky aks rrugor do të pajiset me ndriçim dhe do të ketë edhe korsi për biçikleta.

Balluku tha se rruga e Ksamilit është një nga akset më të frekuentuara turistike të Shqipërisë. Ajo apeloi për respektimin e afateve kontraktuale, për përfundimin e punimeve deri në prill 2026, duke qenë se në Shqipëri është zgjatur sezoni turistik, dhe siç tha Balluku ”do të donim që kjo rrugë të ishte gati para fillimit të sezonit turistik 2026”.

Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e akseve kombëtare është pajisur me kamera për monitorimin dhe evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Balluku tha se po vijon mirëmbajtja e akseve rrugore në hyrje të tunelit të Llogorasë, Dhërmi- Palasë, si dhe në rrugën e tradicionale të bregdetit që në këtë sezon veror frekuentohen nga fluks i shtuar i turistëve.

belinda balluku ksamil rrugë sezoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.