Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot kreut të opozitës, Lulzim Basha të mos hedhë baltë mbi vendin.
Gjatë një konference për shtyp pasi Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit hapjen e negociatave pa kushte me Shqipërinë, kreu i qeverisë tha se ekzekutivi do ta lexojë me shumë vëmendje raportin.
“Përkthyese mos përkthejë asgjë në gjuhë të huaj për mua për opozitën. Këtë e kam apel për Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve, deri në momentin e vendimmarrjes është mirë të mendojnë për Shqipërinë jo për partinë, të mendojmë për gjeneratën tjetër, jo zgjedhjet, që të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtra që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana protestash partiake dhe jo popullore. Dhe e fundit që kam është ne, e kemi lexuar me shpejtësi për kohën që kemi pasur, por do ta lexojmë me shumë vëmendje dhe ministri në detyrë për Europën do të paraqesë në qeveri në mbledhjen e radhës një plan veprimi për problematikat që ngrihen në raport. Kështu që mendoj që është momenti që gazetarët të bëjnë pyetjet” tha Rama.
Ambasadori i BE-së: Shqipërisë t’i hapen negociatat pa asnjë kusht
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave.
“Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në fushat e përcaktuara nga Këshilli. KE i rekomandon këshillit që të celen negociatat tani dhe pa kurrëfarë kushtëzimi. Vettingu ka ecur përpara duke nxjerrë më shumë se 140 vendime. Ka pasur disa operacione për goditjen e grupeve kriminale. Në lidhje me migracionin, azili ka rënë pavarësisht se mbetet i lartë në disa shtete anëtare. Një zhvillim i rëndësishëm është që ka nënshkruar me FRONTEX dhe kemi rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përpjekje për të drejtat themelore. Duhet të përmirësohen përpjekjet për kuadrin ligjor për administratën Vendimi i KE-së është mbështetur në përparimin që i duhet një shteti për të celur negociatat. Ky nivel nuk është i njëjtë me atë që Shqipëria duhet të tregojë për t’u bërë shtet anëtar, kështu që celja e negociatat përcakton fillimin e fundit. Shqipëria duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe nevoja për një konsensus kombëtar për integrimin duke tejkaluar polaizimin për të treguar vullnet politik. Kjo përpjekje do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara për integrimin. Ritheksojmë thirrjet për të gjitha partitë për t’u angazhuar në dialog. Shqipëria ka arritur një gur të rëndësishëm kilometrik. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të paprecedenta. Ka ende shumë reforma për t’u bërë, por Shqipëria është gati për hapat e tjera. Tre javët në vijim do të jenë kyce për vendimin në cdo shtet. Prandaj inkurajojmë qeverinë dhe opozitën që të kontriubojnë për këtë proces” tha ai.
