Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Gjurmë

“Pallati i sportit nuk kishte ngrohje, jam stërvitur jashtë”. Ish-volejbollistja e Dinamos tregon si ishte të merreshe me sport

18:55 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alketa Doci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alketa Doçi, një prej volejbollisteve që bënë histori me ekipin e “Dinamos” në vitet 80, rrëfen në “Gjurmë” si volejbolli u bë pjesë e jetës së saj. Për gazetaren Edlira Prendi, Alketa Doçi tregon ajo fillimisht u fokusua tek arti, derisa zbuloi volejbollin.

“Unë vij nga një familje tropojane, ku arti dhe sporti ishin çdo ditë. Nga familja e mamit ishin më shumë të muzikës; regjisor daja, tezja këngëtare, këndonin shumë bukur në festa familjare. Dhe nga familja e babit, babi ka qenë kërcim së larti. Mami preferonte artin, pra unë shkova në balet, në piano, në violinë, në kor; i bëra të gjitha këto gjëra me radhë. Vëllai im, u fut në volejboll para meje, dhe unë duke parë atë më pëlqeu sporti. Ndërkohë kishte një trajner që shkonte nëpër shkolla dhe shikonte fëmijët dhe i pëlqeva atij. Unë shkoja për inerci të vëllait tim si fillim, dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi, qëndrova aty”,-rrëfen ish-volejbollistja e Dinamos.

Shqipëria nuk ka arritur më asnjë sukses sportiv të ngjashëm me atë të “Dinamos”, në kohë e diktaturës komuniste. Alketa Doçi tregon në “Gjurmë” si ishte të merreshe me sport në atë kohë.

“Unë isha në Tiranë dhe ishte privilegj të ishe në Tiranë, se ishte sistemi i shkollave me klasa sportive, ku mësuesit e fizkulturës përcaktonin ata që mendonin se ishin më të talentuar në një sport apo në ndonjë tjetër, varej nga disiplinat që shkolla kishte. Pallati i sportit nuk ka pasur ngrohje, unë jam stërvitur jashtë. Nuk është se kishim kushte shumë të mira, por kishim dëshirë shumë të madhe. Dhe me trajnerët që unë kam pasur; Eva Kavajën që më ka mësuar hapat e para të volejbollit dhe Kreshnik Tartarin më pas që ma perfeksionoi volejbollin, pata dhe fat dhe punë, dhe dëshirë, dhe fakti që ishim edhe dimër, verë jashtë në ato terrenet me dhe të kuq nuk përbënte një problem,” tregon Alketa Doçi.

Alketa Doci edlira prendi Gjurmë Greqi Pallati Sportit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.