Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja tregtare BE-SHBA, Macron: Duhet të dakortësohet sa më shpejt të jetë e mundur

20:27 / July 3, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, me tarifa sa më të ulëta të mundshme.

“Për mua, një marrëveshje e mirë është ajo që arrihet sa më shpejt, me tarifat më të ulëta të mundshme, që të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme,” deklaroi Macron të enjten, vetëm gjashtë ditë para afatit të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në një zhvillim paralel, Macron kërcënoi Iranin me kundërmasa nëse nuk tërheq akuzat ndaj dy qytetarëve francezë të ndaluar në burgjet iraniane.

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) raportoi të mërkurën se Cécile Kohler dhe partneri i saj Jacques Paris janë zyrtarisht nën akuzë për spiunazh në favor të shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad.

Parisi zyrtar i konsideron akuzat të pabazuara dhe të dyshuarit si të mbajtur në mënyrë arbitrare, në kushte që sipas tyre përbëjnë torturë.

Presidenti francez i quajti këto akuza “një provokim ndaj Francës” dhe një “zgjedhje të papranueshme agresiviteti” nga ana e Teheranit.

Ai paralajmëroi se do të ndërmerren kundërmasa nëse akuzat nuk tërhiqen, dhe shtoi se synon të bisedojë së shpejti për këtë çështje me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.

BE Macron marreveshje SHBA tregtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.