Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Borxhi 15 mijë euro, flet efektivi që plagosi kolegun: Kush më nxorri në pritë

17:01 / May 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
efektivi Ndue Ndoj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një borxh i vjetër prej 15 mijë euro ishte arsyer që u tentua të merrej peng një ditë më parë në Tiranë efektivi Ndue Ndoj. Pas vetëdorëzimit në polici, 25-vjeçari ka deklaruar se nuk i njehte agresorët ndërsa në pritë e nxorri kolegu i tij që mbeti i plagosur, Ervis Murati.

Rreth 15 mijë euro ishte borxhi që vëllai i efektivit të policisë së Lezhës Ndue Ndoj, i kishte 3 personave me origjinë nga Kukësi, të cilët tentua ta merrinin peng mëngjesin e së martës pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk.

Kështu u shpreh pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës 25-vjeçari Ndoj. Ai shtoi se gjatë momentit të pengmarrës, atij i ishte drejtuar pistoleta në kokë nga një prej agresorëve, duke i kërkuar që të hipte në automjetin që e priste te dera e lokalit, fare pranë, Akademisë Sigurisë. Por personi që kishte dalë garant për të nxjerrë Ndojin në pritë ishte kolegu i tij i kursit të vitit të parë për gradën nënkomisar Ervis Murati.

Ky i fundit mbeti i plagosur me një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Nga deklarimet e Ndojit, Murati ishte personi që e kishte thirrur nga kafeneja, ku 25-vjecari po konsumonte me tre kolegë të tjerë të kursit.

Fillimisht efektivi iu bind urdhrave të agresorëve, duke shtuar se ishte i paarmatosur. Në momentin që do të hipte në automjet ia ka rrëmbyer nga dora armën e zjarrit pengmarrësit e më pas ka mbetur i plagosur Muratin. Sipas deklarimit të Ndojit, ai ka thënë se nuk kishte si objektiv të qëllonte kolegunin e tij 27-vjeçar, pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme.

I vetëdorëzuari Ndoj ka pohuar se pengmarrësit nuk i njeh dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme me ata. Ndërkohë, i plagosuri Murati edhe pse është tentuar të merret në pyetje të Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave nuk ka pranuar të flas për ngjarjen, duke kërkuar që sqarimet e tij ti jap në një moment të dytë.

Të gjithë studentët që kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit janë marrë në pyetje nga SHÇBA-ja, ndërsa janë pezulluar nga kursi i vitit të parë të Akademisë së Sigurisë, dy efektivët e policisë, Ndoj dhe të plagosurin Murati./ABC 


borxhi efektivi Ndue Ndoj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.