Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD nuk e pranon 11 Majin, kërkesë KQZ-së për materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe zarfet nga diaspora

17:50 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike vijon të mos e pranojë atë që mori nga zgjedhjet e 11 Majit. Tani i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit. Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pretenduar trenin bullgar, për të cilin deri tani nuk ka dhënë asnjë provë dhe nuk është zbuluar asnjë e tillë, teksa po shfaq pamje filmike edhe në konferenca me gazetarët, për procesin e numërimit. KQZ-ja fillimisht dhe më pas KAS e Kolegji Zgjedhor, ia ka rrëzuar shumicën e kërkesave, teksa edhe pranimi i numërimit të pjesshëm për disa qarqe, Tirana dhe Fieri të gjitha dhe Durrësi pjesërisht, më shumë po tregojnë vjedhjen e kandidatëve të PD-së brenda partisë, ndërsa nuk ka pasur ndryshime mandatesh mes subjektesh. Të trija shkallët kanë certifikuar rezultatin e 11 majit në 8 prej qarqeve dhe nga KQZ janë shpërndarë mandatet e deputetëve fitues për partitë garuese.

KQZ PD zarfet nga Diaspora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.