Seanca për anëtarët e grupit Habilaj që po gjykohen te Krimet e Rënda është shtyrë sërish. Mos njoftimi i Sabahudin Çelajt dhe Nazer Seitit dhe mos mbërritja e letërporosive nga jashtë ka shtyrë për të disatën herë seancën për grupin e Habilajve në Gjykatën për Krime të Rënda.
Në seancë, Armando Koçerri ka kërkuar mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij 5 dhe 6 vjeç në Vlorë. Koçerri ka kërkuar të mos shfaqet në media me fytyrë, ndërsa gjykata në seancat e ardhshme pritet të marrë vendim për këtë kërkesë, raporton report tv.
Anëtarët e bandës që po gjykohen te Krimet e Rënda akuzohen për grup të strukturuar kriminal në trafikun e drogës drejt Italisë. Seanca e radhës do të jetë më 11 qershor në orën 13:30. Ndërkohë që Moisi Habilaj dhe disa anëtarë të tjerë të bandës po gjykohen në Itali.
