Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllet rinumërimi në Durrës/ PD humb 18 vota, PS 5, Ndojës i zbriten 88 vota

21:15 / July 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
durres votat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej orës 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” u rinumëruan votat e Qarkut Durrës. Janë hapur 151 kuti nga 290 kutitë brenda vendit që ishin vendosur për t’u hapur (deri në orën 19:30). Janë rinumëruar gjithashtu edhe 85 kuti të tjera, që i përkasin diasporës së këtij qarku.

Rezultatet kanë nxjerrë gabime. PD humb 18 vota, Partia Socialiste humb 5 vota, që ia kanë shtuar padrejtësisht nga numërimi fillestar, 5 vota humb koalicioni Djathtas për Zhvillim, 3 vota i shtohen partisë Mundësia, 1 votë i shtohet Lëvizjes Bashkë, 5 Nismës Shqipëria Bëhet dhe 1 Partisë Socialdemokrate.

Sa i përket kandidatëve, (141 kuti deri tani), beteja në PD bëhet mes ish-prokurorit Arjan Ndoja ( që u zgjodh deputet) dhe Aulon Kalasë, ky i fundit kërkoi rinumërim. Në betejën për rinumërim të votave, Kalaja nuk u mbështet nga PD, por nga Partia Lëvizja e Legalitetit, përmes firmës së saj, pasi ishte pjesë e koalicionit PD-ASHM më 11 maj.

Nga të dhënat e KQZ, Ndoja rezulton se ka marrë 88 vota pa meritë, ndërsa Kalasë i shton 11 vota, që ia kanë hequr nga numërimi fillestar. Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës.

Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.

Me përfundimin e rinumërimit në Durrës (që nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin final për këtë qark) mbyllet totalisht dhe ky proces që u zhvillua në 4 qarqe, i kërkuar me ngulm nga opozita, por që prodhoi rezultate kontradiktore me pretendimet që kishte kjo e fundit. Rinumërimi zgjati përreth 3 javë, gjatë të cilit kutitë e votimit në Tiranë e Fier u hapën plotësisht, ndërsa në Elbasan e Durrës pjesërisht.

Kujtojmë që një ditë më parë, administrata e KQZ verifikoi materialet zgjedhore në 126 kuti të Durrësit.

Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës. Kalaja protestoi edhe dy ditë më parë para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.

Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime. Zegjine Çaushi humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita  Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.

18 vota Durres Kalaja pd humb rinumerimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.