Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vala e të nxehtit/ 17 mijë vizita nga fillimi i qershorit deri më tani

14:40 / July 8, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qendra shendetesore verore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga fillimi i qershorit e deri më tani 17 mijë persona që kanë marrë trajtim mjekësor sa i përket gjendjeve shëndetësore të shkaktuara nga moti i nxehtë. Në një intervistë për mediat, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj theksoi se numri i thirrjeve në urgjencë në këtë periudhë është më i shtuar, gjithashtu edhe në qendrat verore shëndetësore të ngritura në pika të caktuara. 

“Periudha të tilla shoqërohen edhe me shtim të komplikancave dhe personat më në risk, të moshuarit, fëmijët dhe personat me patologji kronike. Dihet tani se shton si numrin e thirrjeve dhe këresave për ndihmë por edhe shtrime në spitale. Janë në rritje edhe në qendrat shëndetësore verore. Ajo që vumë se gati 3.5% e personave kanë përfunduar në spital të këshilluar nga këto qendra shëndetësore verore. Faktorët janë të ndryshëm. Komplikancat të lidhura me të nxehtin, goditjen nga dielli apo lagështinë e ajrit. Shifra kemi në radhë të parë janë rreth 74% e tyre shqiptarë dhe 26% të huaj. Gati 17 mijë deri tani nga 1 qershori deri dy ditë më parë. Të lidhura më shumë me të nxehtin janë virozat rreth 8%, janë gastroenteritet 8.5%. Ajo që dominon gati 15% presioni i lartë i gjakut, janë me radhë nga një shtim edhe pickimet dhe alergjitë në këtë sezon të verës. “, u shpreh Brataj. 

Duke u ndalur te këshillat, Brataj rekomandoi shmangien e orëve të pikut. 

“Këshillat kanë qenë të njëjta, eliminimi i orëve të pikut nga 11:00 deri në 17:00. Si masa, ka filluar Evropa me fillimin e valës së të nxehtit, dhe shumë vende të Evropës që nga Italia, Franca, Gjermania e Anglia morën masa me vendim qeverie që punonjësit e ekspozuar në rrugë të ishte koha maksimumi deri në 12:30, më pas të mos punonte njeri për të të nxehtit, lagështisë së ajrit dhe ekspozimit në diell. Shumë nga këto shtete krijuan ishujt e mirëqenies për popullsinë që ka këto probleme. Nëpër lagje kur ishin biblioteka, kishat e parqet të krijoheshin kushtet për ajët të kondicionuar, akses i lirë, mënyrë uljeje dhe furnizim me ujë. Edhe marrja e këtyre masave është një nga anët më të kujdesshme për qytetarët.”, tha ai. 

Brataj theksoi se duhet kuptuar se dehidratimi mund të jetë shkak për një sërë problemesh shëndetësore, ndaj rekomandoi pirjen e ujit e të paktën deri në 2 litra ujë në ditë, ose më shumë në kushte mbidjersitjeje. Sipas tij, dehidratimi mund të shkaktojë ulje të presionit të gjakut, rritje të frekuencës kardiake, të frymëmarrjes apo gjendje të fikëti. 

“Në fasha të ndryshme, jo të gjithë jemi të ndërgjegjshëm ose kemi etjen për të mirë. Duhet të pimë 1.5-2 litër ujë në kushte normale, në mbidjersitje duhet të jetë më shumë se 2-3 litra. Mund të shkojë deri në 5 litra në 24 orë se është një mekanizëm mbrojtjës në një kohë të caktuar dhe nëse nuk e zëvendëson do të kesh pasoja, ulje të presionit, rritje të frekuencës kardiake apo të frymëmarrjes ose të gjendje të fikëti.”, theksoi Brataj.

Duke u ndalur te Covid-19, ai tha se virusi ka qenë prezent si viruset e tjera, por nuk përbën shqetësim pasi popullata tashmë është imunizuar nga ai. 

“Covid nuk ka ikur asnjëherë, është prezent si viruset e tjera. Por në këtë moment nuk është shqetësim, ështëe futur te të zakonshmet nga OBSH, se popullsia e ka në një fare mënyre imunitetin karshi kësaj sëmundjeje. Do të na shoqërojë në vitet që vijnë. Sëmundjet e tjera shfaqren kur je në plazh, por edhe nëse një person i shëndetshëm, sigurisht se edhe infarkti mund të të vijë kur je në atë zonë. Një nga pasojat e dehidratimit ështe trashja e gjakut. Nëse qëndron në zemër, shkakton infarkt apo në tru infarkt celebral. Pra janë sëmundje me incidencë të lartë vdekjeprurëse, prandaj janë të rëndësishme masat parandaluese. Prandaj janë këshilla që duhet të ndiqen gjithësecili.”, shtoi ai. 

17 mije nxehtit qershori vala vizita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.