Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Del ekspertiza ligjore, Renis Dobra vdiq nga asfiksia me litar

12:20 / July 10, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ccccc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asfiksia nga litari është shkaku i vdekjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, sipas përfundimeve zyrtare të mjekësisë ligjore në Tiranë. Trupi i pajetë i të riut nga fshati Zenisht i Matit u ekzaminua pas gjetjes së tij pranë liqenit të Shkopetit, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas ekspertëve, vdekja ka ndodhur përpara se makina e tij të dilte nga rruga dhe të përfundonte në ujë. I riu u gjet disa metra larg liqenit, çka përjashton mundësinë e mbytjes aksidentale.

Renis Dobra ishte raportuar i zhdukur të martën mbrëma, pasi u rrëmbye pranë banesës së tij në rrugën nacionale Burrel–Rrëshen. Alarmin e dha babai i tij, i cili njoftoi policinë për ngjarjen. Fatkeqësisht, i riu u gjet pa shenja jete vetëm disa orë më vonë.

Deri tani, policia nuk ka shoqëruar asnjë person si të dyshuar dhe hetimet po vijojnë në disa pista. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë apo konflikte të mëparshme.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në zonën e Matit dhe më gjerë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti të rëndë kriminal.

ekspertize ligjore litar renis dobra vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.