Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Mora 10.000 vota e s’jam në Kuvend”/ Qefalia: Kodi Zgjedhor ka probleme

16:20 / July 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qefalia1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Xhemal Qefalia, komentoi zhvillimet politike. Ai tha se e vlerëson procesin e rinumërimit, duke shtuar se nuk sheh që komisionerët të mos kenë bërë punën korrekt, përpos disa rasteve, që janë gabime njerëzore.

Qefalia nënvizoi se i vjen keq që ka marrë afër 10 mijë vota dhe nuk do të jetë në parlament, por nënvizoi se do jetë afër shqetësimeve të qytetarëve që e kanë votë-besuar.

“Nuk jam i zhgënjyer, por ndihem besimplotë se komisionerët nuk kanë bërë tjetërsim të votës. Nuk kam pasur pritshmëri, nuk kam menduar se kolegu që ishte në garë me mua të ketë bërë manipulim votash. E inkurajoj rinumërimin, që çdo gjë të jetë transparente. Pjesën më të madhe të votuesve të mi i njoh me familje. Ndjej keqardhje, që për momentin nuk jam pjesë e parlamentit, por iu kam thënë votuesve të mi se në çdo rast do jem me ta, do dëgjoj shqetësimet e tyre, do përcjell shqetësimet që ata kanë në pushtetin qendror apo lokal. Unë kam marrë pjesë në festat e tyre në zonat rurale. Do jem zëri i tyre për hallet që mund të kenë. Kam marrë gati 10.000 vota dhe kur ke marrë kaq vota, të vjen keq që nuk je pjesë e parlamentit, sigurisht. Unë jam kandidati i parë për të qenë në Kuvend, nëse ndodh diçka. Një kolege e imja ka hyrë me mbi 6000 vota në parlament e unë me 10 mijë vota nuk kam hyrë.

Kjo është pak e padrejtë, por ky Kod është bërë në fuqi dhe zonjave iu jep mundësi që të parakalojnë dhe të jenë pjesë të parlamentit. Edhe listat e mbyllura u betonizuan, do jetë mirë që qytetarët të njohin deputetin e tyre. Ky Kod Zgjedhor nuk është më i miri. Besoj se sistemi zgjedhor do ndryshojë. PS ka marrë thuajse votat që ka pasur gjithmonë, ka një rënie se ka rënie votuesish, por PD dhe partitë e tjera nuk janë në nivelin e duhur. Opozita është përçarë dhe kështu ka hemorragji votash. Vendi ka nevojë për opozitë të shëndoshë”, tha Qefalia.

Më tej, Qefalia deklaroi se beson se në rastin e Salianjit, vendimi nuk ka qenë politik, por drejtësia ka vepruar e pavarur. Ai vlerësoi se me PS, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

“Sa i përket rastit të Salianjit, besoj se ka qenë një vendim i drejtësisë, i pandikuar nga politika. Nëse politika do kishte ndërhyrë do kishte dënuar Sali Berishën, por nuk është kështu. Patjetër që në SPAK nuk duhet që të ndërhyhet. PD ka kërkuar që SPAK të shpërbëhet, ka kërkuar të merret vendim i Komisionit të Venecias. PS ka inkurajuar gjithmonë punën e SPAK. Jam i bindur se PS, edhe pse ka gjitha numrat, nuk do ndërhyjë tek puna në drejtësi. PS ka bërë një punë shumë të mirë që Shqipëria të hyjë në BE. Jam shpresëplotë se do hyjmë në BE dhe pasaportën e BE do ta marrin të gjithë shqiptarët”, u shpreh Qefalia.

100000 vota kodi kuvend qefalia zgjedhor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.