Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Martin Canit, autori në gjykatë: Nuk kisha thikë me vete, e gjeta në rrugë

15:00 / July 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
martin cani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I mituri M.P i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Tiranës, ku po zhvillohet procesi ndaj tij. Dëshmia ishte kërkuar nga prokuroria dhe është bërë në prani të psikologut. Mësohet se në shumicën e përgjigjeve për pyetje që kishin të bënin me dinamikën e ngjarjes, i mituri është shprehur se nuk mbante mend.

Sa i takon mjetit prerës, ka deklaruar se nuk ka patur thikë me vete atë ditë, por se e ka gjetur mjet prerës në rrugë. Ai pranon se shkaqet e sherrit ishin vijim i debateve të 3 ditëve para ngjarjes ku ka pretenduar se është goditur me grushte nga Martin Cani. Ky i fundit i ka dërguar ftesë në “SnapChat” sipas te pandehurit, ku kanë vijuar debatet.

Autori i dyshuar pretendon se e kanë lënë të sqarohen të hënën, ditë kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria dhe gjykata janë interesuar vazhdimisht, duke paralajmëruar palët që të ruajnë sekretin hetimor për shkak të moshës së mitur të autorit dhe viktimës.

Si ndodhi ngjarja?

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 nga bashkëmoshatari 200 metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Tre ditë më parë ata kishin pasur një konflikt brenda shkollës për motive banale, i cili në dukje u mbyll, por që i rindez sërish dhe përshkallëzoi me përdorimin e thikës. Dy të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja e sigurisë.

Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.  Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

autori gjykate martin cani rruge thike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.