Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Berisha e mohon thyerjen e embargos së naftës për tanket serbe, por faktet flasin ndryshe

22:21 / May 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mal zi tanke serbe embargo nafte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 25 Prill të vitit 1995, në një raport të zv.presidentit amerikan Al Gore, theksohej me shqetësim furnizimi I Jugosllavisë me naftë që kalonte nga Shqipëria. Në atë kohë, për çështjen ka shkruar edhe prestigjozja Një York Times. ‘Nafta kalonte në Mal të Zi nga Buna nëpërmjet mushkave dhe gomerëve’, tha Berisha në emision. Në fakt, kjo deklaratë ishte e pavërtetë. Gazetari Mentor Kikia e kundërshton Berishën nëpërmjet fakteve. Në videon që disponon Top Story, për të cilën flet dhe gazetari Kikia, duken tankerat, dispozitat pluskuese mbi ujë dhe tubacionet speciale për të furnizuar me naftë Millosheviçin. “Unë kam siguruar në atë kohë pamje që disponon sot TCH, ku tregoheshin tankerat, depozitat pluskuese në dy brigjet e Lumit të Bunës që ndan Shqipërinë nga Mali Zi dhe që mbusheshin në autobote në pjesën shqipatare dhe lundornin e kalonin në anën malazeze e shkarkoheshin. Kishte tuba të cilat ishin shtrirë përgjatë, në dy anët e lumit Buna duke bërë kalimin e karburantit nga njëra anë në tjetrën], tha Mentor Kikia. Këto janë pamjet, për të cilat flet gazetari Mentor Kikia, ku shihen depozitat e naftës që kalonin në Mal të Zi dhe prej andej mbërrinin në Serbi për të furnizuar makinerinë vrasëse të Millosheviçit.



Një tjetër fakt i rëndësishëm, për shkeljen me qëllim të embargos nga Sali Berisha, gjendet në një libër të vitit 2006, të ish presidenti malazez Momir Bulatoviç me titullin“’Rregullat e Heshtjes”.

Aty, ai flet për një marrëveshje verbale mes tij dhe presidentit të Shqipërisë Berisha për shkeljen e embargos së OKB-së.

“Unë nuk jam dakord me embargon e vendosur ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur”, ka deklaruar Berisha

Pra, mesa duket embargo nuk është shkelur me mushka, por qëllimisht nga pushteti i asaj kohe. Gazetari Mentor Kikia, shpjegon më tej sesi bëhej kontrabanda e naftës për interesa të drejtëpërdrejta të Partisë Demokratike.

“Kontrabanda e vërtetë bëhej në rrugë zyrtare, nuk kishte përpjekje nga shteti për ta fernuar sepse e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm por jo ilegal ishte një kompani që quhej “Shqiponja”, që varej nga PD dhe ishte biznes i PD për të siguruar të ardhura për aktivitete politike të kësaj force”, tha Mentor Kikia.

Sipas gazetarit Kikia, kontrabanda e naftës ka vazhduar për rreth 5 vite me radhë. Ekzistenca e këtij aktiviteti, mbështetet fort edhe në të dhënat për sasinë e karburantit që hynte në Shqipëri.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përvetësuan 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës

11:51 / July 16, 2026

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Ja të gjithë fituesit

08:57 / July 16, 2026

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin, Republika e Irlandës

08:12 / July 16, 2026

Seanca e fundit për këtë sezon parlamentar, Kuvendi mblidhet sot! Interpelancë me ministrin Malaj dhe disa projektligje në rend dite

08:07 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.