Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Isa Rexhepaj i vdekur prej ditësh, pingpong për një autopsi. I vëllai: Dua t’i bëj adetet, këta thonë ta çojnë në…

19:37 / July 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes dhimbjes për humbjen e familjarit, familja Rexhepaj në Sarandë po merr një tjetër goditje. Institucionet vendore kanë hyrë në një “ping-pong” përgjegjësish për transportin e trupit të pajetë të Isa Rexhepajt drejt Tiranës për autopsi.

65-vjeçari Isa Rexhepaj u gjet i vdekur në një kolibe peskimi pesë ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Trupi i tij u zbulua mëngjesin e së premtes nga vëllai, i cili njoftoi menjëherë policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet kryen veprimet e para hetimore dhe trupi u transportua në morgun e spitalit të Sarandës. Edhe pse është kërkuar një ekspertizë më e thelluar mjeko-ligjore në Tiranë, trupi nuk është lëvizur ende nga Saranda.

Sipas familjarëve, kufoma ka nisur të dekompozohet për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar pas vdekjes. Vëllai i të ndjerit shprehet se spitali ia kalon përgjegjësinë Policisë së Shtetit, kjo e fundit thotë Prokuroria, ndërsa prokuroria pretendon se përgjegjësia i takon policisë.

”Vajta e mora, kishte katër ditë i vdekur. Lajmërova policinë, erdhi ambulanca dhe e çuan në morg vëllanë. Prokuroria thotë do ta çojmë në Tiranë, por ai nuk mund të çohet se i ka rënë mishi, është nxirë, vjen era kërmë. Jam këtu para morgut, nuk më japin trupin e vëllait. Prokuroria thotë e ka Policia, Policia thotë e ka spitali, spitali thotë e ka Policia. Nuk di çfarë të bëj, unë dua të varros vëllain, t’i bëj adetet e fundit”, tha vëllai i viktimës për News24.

autopsi Isa Rexhepaj Sarandë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.