Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Videot në rrjet të manovrave të rrezikshme, Policia e Vlorës masa për drejtuesit e mjeteve

15:21 / July 19, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë reagoi sot në lidhje me dy video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen manovra të rrezikshme parakalimi në dy segmente rrugore të ndryshme në qarkun Vlorë.

Në aksin rrugor “Dhimiter Konomi”, drejtuesi i një automjeti ka kryer parakalim të gabuar ndaj mjeteve që lëviznin ngadalë për shkak të ngarkesës së trafikut, në kundërshtim me nenin 146, pika 11, të Kodit Rrugor, duke krijuar rrezik për aksident për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Kurse në aksin rrugor “Vlorë–Fier”, drejtuesi i një tjetër automjeti ka kryer parakalim të gabuar duke përshkuar anën e djathtë të karrexhatës, në kundërshtim me nenin 146, pika 1, të Kodit Rrugor, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë identifikuar pronarët e 2 automjeteve dhe u kanë vendosur secilit masën administrative 10 000 lekë, për shkeljet e konstatuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.

Makina manorva Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026

Shqipëria luan “finale”/ Në orën 18:00 në Budapest, kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë

13:35 / November 15, 2026

Maratona e Tiranës, në garë edhe personat me aftësi të kufizuara/ Vlerësohen me çmime, Bisha: Sporti është për të gjithë

12:57 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.