Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dibër/ Emergjencat shpëtojnë çobanin dhe 400 krerë dhi

21:45 / July 22, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jeta e një çobani në Lurë është vënë në rrezik pasditen e sotme nga zjarret që kanë pushtuar masivin pyjor Lurë-Zallë Gjoçaj. Emergjencat civile shpëtuan sakaq edhe 400 krerë dhi që mbarështonte çobani nga Gurë Lura, K. Murati.

Rreth orës 17:00, në Pllajë-Lurë, bariu është ndjerë i rrethuar nga zjarret. I shqetësuar për situatën e krijuar ka njoftuar autoritetet vendore dhe ka kërkuar ndihmë urgjente.

Shumë shpejt Forca të Ministrisë së Mbrojtjes, të Bashkisë Dibër, Pyjeve dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me helikopterë, zjarrëfikse dhe mjete rrethanore për të nxjerrë nga izolimi çobanin. Pasi kanë mundësuar një shteg kalimi kanë shpëtuar edhe të imtat.

Pas kësaj ngjarje Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu u ka kërkuar bashkive Dibër, Mat, Bulqizë e Klos t’u kërkojnë blektorëve që ndodhen në male, duke veruar bagëtitë, t’i largojnë ato nga zonat e rrezikuara.

“Për të evituar rreziqet në stanet e bagëtive merrni masa për t’i lëvizur tufat e bagëtive në zona më të sigurta. Sot u desh ndërhyrje e storcuar për të shpëtuar një tufë me 400 dhi dhe çobanin nga Lura, në vendin e quajtur Pllajë-Lurë”, porositi sonte Prefekti katër bashkitë e Qarkut Dibër.

cobani Diber emergjencat gure lura k.murati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.