Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Bashkitë të bëhen pjesë e ankandeve publike, duke përdorur tokat e pafrytshme që ndodhen në territoret e tyre

14:16 / July 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 07 23 at 13.42.59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkitë e vendit mund te bëhen pjesë e ankandeve publike për vepra të ndryshme strategjike, duke vënë në përdorim tokat e pafrytshme që ndodhen ne territoret e tyre. Propozimi është bërë nga Zv.kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë dhe grantit me BERZH, për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik të Belshit.

“Gjatë gjithë analizave që kemi bërë dhe gjatë gjithë studimit të territorit kemi arritur në përfundimin se të gjitha ato toka të pafrytshme të ndodhura në bashkitë e ndryshme të vendit, duhet të vendosen në dispozicion të ankandeve publike, duke u bërë pjesë kështu edhe vetë bashkitë në këto ankande. E them këtë, pasi shpeshherë na vijnë kërkesa për tokat të cilat merren me qera disavjeçare nga privatët në bashkitë e ndryshme të vendit, ndërkohë që bashkitë nuk kanë kapacitete për të ngritur ankande apo as kuadër mbi të cilin duhet të funksionojnë”, është shprehur Zv.Kryeministrja.

Më tej ajo ka shpjeguar se tashmë në një bashkëpunim të plotë me të gjitha bashkitë e vendit ka nisur një proces për të identifikuar ato prona të pafrytshme, të cilat janë në regjistrat dhe inventarët e bashkive dhe të cilat duhet të vendosen në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë.

“MIE me gjithë kapacitetet teknike që ka, gjithë eksperiencën e mirë dhe partneritetin me trupat ndërkombëtare në vend, mund të arrijmë që të gjitha këto sipërfaqe të disponohen për ankandet ndërkombëtare, me të gjithë certifikimin dhe transparencën që tashmë kemi krijuar, por duke bërë bashkitë e vendit partnerë në këtë proces dhe duke i dhënë atyre përfitimin që i takon dhe qytetarëve të bashkive përkatëse”, ka thënë Zv.Kryeministrja në fjalën e saj.

Balluku ka nënvizuar në mënyrë të veçantë faktin që tokat për të cilat behet fjalë janë ato që nuk mund të kontribuojnë në sektorin bujqësor shqiptar, prandaj konsiderohen te pafrytshme.

ankande publike bashkitë belinda balluku toka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.