Për herë të parë në botë, policia holandeze po përdor bankomatet për të gjetur fëmijët e zhdukur.
Rreth 300 makineri automatike të bankave nisur të tregojnë fotot e fëmijëve të cilët kanë humbur gjurmët, në mënyrë që të rrisin shikueshmërinë e tyre dhe shansin për ti gjetur.
Kjo iniciativë përfshin organizatën holandeze Vermis Kind Alert, dhe rrjetin ndërkombëtar Amber Alert, të dyja të specializuar në sistemin e alarmit që kërkojnë ndihmë nga njerëzit për të rigjetur fëmijët e rrëmbyer dhe të zhdukur.
Për momentin janë përdorur sportelet që gjenden në aeroporte, qendra tregtare dhe vende turistike. Një mori institucionesh bankare kanë pranuar të vënë në dispozicion ekranet e bankomateve të tyre.
Gjithashtu, në ekran shfaqen dhe video të fushatës publicitare që fton qytetarët të bëhen pjesë e këtyre organizatave, për të marrë njoftime në smartphone-in e tyre për fëmijët e zhdukur.
