Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dalin detajet sesi Erion Veliaj u përgjua në furgonin e Policisë së Burgjeve

16:16 / July 24, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1739352808xveliaj 188
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, pasditen e 11 marsit, që ishte ndërkohë nën përgjim, ka ngjallur kureshtjen e hetuesve të SPAK. Gati 10 minuta me herët, e njëjta kërkesë ishte bërë në numrin telefonik të vëllait të kryebashkiakut Veliaj.

Hetimi i mëtejshëm zbuloi se telefonuesi ishte kryebashkiaku Veliaj dhe se telefoni i përkiste efektivit të Policisë së Burgjeve, që ishte në autoburg bashkë me të gjatë shoqërimit nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatë dhe anasjelltas. Përdorimi i telefonit të gardianit për 12 thirrje hyrëse dhe dalëse i shtoi akuzën e “futjes së sendeve të ndaluara në burg” Veliajt, e po ashtu vuri nën përgjegjësi penale për të njëjtën akuzë edhe efektivin Fatjon Baci. Në deklarimet e tij në SPAK, efektivi ka zbardhur edhe përmbajtjen e bisedave mes Veliajt e vëllait dhe bashkëshortes.

“Erioni më tha, a mund t’i bëja një nder, se donte të merrte vëllain e tij në telefon, pasi ndihej keq. Unë në atë moment kam qenë i prerë dhe ja dhashë telefonin”, ka treguar Baci. Sipas tij, bisedën e parë kryebashkiaku e kishte bërë me vëllain e mandej me të shoqen.

E njëjta kërkesë i ishte bërë nga kryebashkiaku edhe të nesërmen dhe ua kishte dhënë telefonin, nisur nga frika që kishte për shkak të pushtetit dhe personit që përfaqësonte. Në bisedat me familjarët, sipas tij, Veliaj kishte shprehur pakënaqësi për shtyrjen e vendimit. “Kur më ktheu telefonin, ka treguar gardiani, nuk më tha asgjë. As faleminderit”, ka deklaruar gardiani.

Ndërsa për ditën e tretë, pas konfirmimit të “arrestit në burg”, në bisedën e radhës, sipas gardianin, Veliaj i ka thënë të vëllait “S’kam ça të them, e kanë personale me mua”. Në bisedat vijuese, gardiani ka dëgjuar Veliajn t’i thotë familjarëve si plan për shpëtimin nga burgu kandidimin e tij për deputet, siç kishin bërë edhe kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peçi apo një me mbiemër Malaj për t’i shpëtuar SPAK-ut.

“Po ashtu, është shprehur gardiani, gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut”. Të mërkurën Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij u morën të pandehur nga SPAK për 4 vepra penale secili, ndërsa për të njëjtën çështje janë marrë të pandehur gati 30 vetë në total, persona fizikë dhe juridikë. /A2cnn/

burg] Erion Veliaj përgjime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.