Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Spahiu: Pse u gris flamuri shqiptar në Kosovë?

14:50 / July 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Ajo që pritej, ndodhi. Dje, flamuri kombëtar shqiptar u shkel me këmbë dhe u shtyp me makinë nga disa të rinj, të shoqëruar me sharje antishqiptare.

Nuk ndodhi në Serbi.

Nuk ndodhi në Maqedoninë e Veriut.

Nuk ndodhi në Greqi.

Dje, flamuri kuqezi u përdhos pikërisht atje ku, vitet e fundit, është kultivuar dhe sponsorizuar më shumë urrejtja ndaj Shqipërisë: në Kosovë.

Ndodhi atje ku po tentohet ndarja nga kombi shqiptar dhe po promovohen idetë e një “kombi kosovar”.

Ndodhi atje ku, prej gjashtë muajsh, vendi është pa qeveri dhe pa Kuvend.

Ndodhi atje ku dyert për Qeverinë e Shqipërisë janë mbyllur.

Ndodhi atje ku mosmirënjohja ka shkelur bukën e aleatëve që ndihmuan në krijimin e shtetit të Kosovës.

Ndodhi atje ku vranë dhe spiunuan njëri-tjetrin, dhe ku çlirimtarët u dërguan në burgje.

Ndodhi atje ku është shpallur luftë ndaj të gjitha partive shqiptare – në Shqipëri, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi.

Ndodhi atje ku qeveria e Kosovës e sheh opozitën shqiptare më armike se Beogradin.

Ndodhi atje ku është harruar nderi që i bënë Amerika dhe Europa.

Ndodhi atje ku u harrua mikpritja e Shqipërisë në kohën kur Serbia dëboi e përdhunoi mijëra shqiptarë të Kosovës.

Sot, Policia e Kosovës liroi autorët e këtij akti të turpshëm.

Ata harruan mijëra vjet luftë për flamurin kuqezi – luftë e prindërve dhe gjyshërve të tyre.

Harruan gjakun që është derdhur për flamurin dhe për Shqipërinë.

Ata nuk janë fëmijë të mitur, por një rini e gjakprishur, e helmuar nga ata që kanë shtrembëruar dashurinë për atdheun dhe simbolet tona kombëtare.

Ata harruan nënën Shqipëri.

Unë e prisja prej kohësh që të ndodhte poshtërimi i flamurit kuqezi, sepse Kosova është në duart e politikanëve të pashpirt.

Grisja e flamurit ishte veç çështje kohe, nga ata që e kanë larguar Kosovën nga Shqipëria më shumë se kurrë në historinë e kombit tonë.

flamuri kuqezi Kosovë Kreshnik Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.