Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku mesazh nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

13:35 / July 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2251
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë.

Në fokus të kësaj konference është pikërisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e reformave që kërkohen për të garantuar një integrim të suksesshëm dhe të besueshëm.

Tabaku, si një nga zërat më të angazhuar në Kuvendin e Shqipërisë për çështjet e integrimit, ka mbajtur një rol aktiv në këtë tryezë duke kërkuar që procesi të mos mbetet peng i fasadave politike, por të mbështetet në reforma reale, gjithëpërfshirje dhe ndërtim institucionesh të pavarura.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka ndarë një foto nga takimi me deputetin gjerman Peter Beyer, një ndër njohësit më të mirë të rajonit në Bundestag dhe një mbështetës i vazhdueshëm i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Tabaku dhe Beyer së fundmi kanë bashkëshkruar edhe një editorial të përbashkët në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Rundschau, ku kanë artikuluar qartë nevojën për reforma të thella, zgjedhje të ndershme dhe media të lira si elementë thelbësorë për rrugëtimin europian të rajonit.

“Shqipëria ka vetëm një rrugë: reforma të thella dhe të ndershme, me gjithëpërfshirjen e opozitës dhe aktorëve të shoqërisë civile,” ka deklaruar Tabaku, duke theksuar se çdo reformë e ndërtuar vetëm në funksion të propagandës qeveritare nuk i shërben as qytetarëve dhe as aspiratës europiane të vendit.

PD tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.