Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Incident me avionin e ‘American Airlines’ në Denver

14:39 / July 27, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tjetër incident ajror në Shtetet e Bashkuara. Pasagjerët e një avioni të kompanisë American Airlines u evakuuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi rrota kryesore u përfshi nga flakët.

Aeroplani i modelit Boeing 737 MAX8, që fluturonte nga Denveri për në Miami, ishte gati për t’u ngritur në fluturim kur u pikas problemi me njërën nga rrotat e majta të ingranazhit kryesor të uljes. Rrota u përfshi menjëherë nga flakët dhe lëshoi tym të zi.

Pasagjerët në bord thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë dhe më pas panë njërën prej rrotave të shkëputej nga avioni pak para se të fillonte evakuimi.

Pilotët ndërprenë menjëherë ngritjen dhe ekuipazhi i kabinës nisi me urgjencë evakuimin. Të gjithë 173 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

American Airlines lëshoi një deklaratë që konfirmoi problemin mekanik dhe shtoi se avioni është hequr nga shërbimi për inspektim. Pasagjerëve iu rezervua një fluturim zëvendësues për në Miami.

american airlines denver evakuim flaket incident
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.